Francë, protestat hynë në ditën e pestë

16/10/2010 21:30

Franca ka kaluar sot ditën e pestë të protestave kundër reformës për pensionet, me 825.000 persona që kanë zbritur në rrugë.

Shifra në fjalë jepet nga policia franceze, ndërkohë që sindikatat e punëtorëve të sektorit publik insistojnë për 2.5 deri në 3 milionë persona.

Qeveria kërkon të rrisë moshën e daljes në pension nga 65 në 67 vjec, reformë kjo që është miratuar nga Asambleja Kombëtare, që është dhoma e ulët e Parlamentit francez.

Ndërsa dhoma e lartë, Senati, ka miratuar nenet kyce mbi rritjen e moshës se pensionit dhe pritet të votojë të gjithë tekstin ditën e mërkurë.

Kjo ka bërë që sindikatat të planifikojnë një grevë tjetër për të martën, ndërkohë që grevat e sotme kanë paralizuar rafineritë e naftës.

Top Channel