Britani, shkurtimet e mbrojtjes, rreth 8%

16/10/2010 18:20

Shkurtimet në buxhetin vjetor të sektorit të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar janë bërë para planit të rishikimit të kryeministrit.

Shkurtimet pritet të jenë më pak se 10 për qind, ndërkohë që Departamenti i Thesarit kërkon që ato të jenë rreth 8 për qind.

Sipas BBC, ushtria britanike do të ketë gjithashtu shkurtim të personelit, edhe pse nga ana tjetër është parashikuar që ajo të përforcohet me dy anije aeroplanmbajtëse.

Megjithatë, mendohet se dy anijet do të kenë më pak avionë dhe kapacitetet e përgjithshme të marinës do të reduktohen.

Detajet e planit për shkurtimin e shpenzimeve, i cili ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të publikohen të mërkurën.

Top Channel