Spanjë, çmimi i shtëpive zbret sërish

15/10/2010 16:10

Vazhdon të zbresë çmimi i shtëpive në Spanjë, në tremujorin e tretë të këtij viti, në 1832 euro për metër katror.

Shifra është 3.4 përqind më e vogël se ajo e një viti më parë, sipas Ministrisë spanjolle të Ndërtimit.

Pas tre vjet krize strehimi, çmimet e tregut vazhdojnë dishezën e tyre duke arritur për herë të parë në nivelet e 2005-ës.

Kostoja e metrit katror kishte arritur nivelin maksimum në tremujorin e parë të 2008-ës, duke kaluar 2100 euro.

Top Channel