Rice: Në Irak gabuam

15/10/2010 00:25

Ish-sekretarja amerikane e shteti, Condoleza Rice në një intervistë për CNN deklaroi se Shtetet e Bashkuara bënë disa gabime në Irak.

Për Rice rrëzimi i Sadam Huseinit ishte një lëvizje e duhur e Uashingtonit, por gabimet sipas saj janë kryer në periudhën pas luftës.

“Rrëzimi i Sadam Huseinit nga pushteti ishte gjëja e duhur, por Shtetet e Bashkuara bënë disa gabime në peridhën pas kësaj”, tha Rice.

Ish-sekretarja e shtetit u shpreh se gabimet janë kryer në nivelin e fokusimit për të rindërtuar vendin, që sipas saj duhej kryer në praktika të ndryshime nga ato të ndjekur.

“Nuk jam e penduar nga rrëzimi i Sadam Huseinit, por sigurisht në rindërtimin e Irakut do t’i bëja gjërat ndryshe. Unë besoj se u përqëndruam shumë në rindërtimin e Bagdadit duke lënë pas dorë provincat. Ndoshta nuk e kuptuam plotësisht nevojën e rimëkëmbjes së shoqërisë vendase pas disa vitesh nën tirani”, u shpreh Rice.

Deklarata e ish-sekretares së shtetit u bë para takimit të saj me presidentin Obama.

Top Channel