Karikaturat e Muhamedit, Danimarka refuzon faljen

15/10/2010 02:55

Danimarka refuzoi të kërkojë falje për karikaturat e profetit Muhamed të publikuara në vitin 2005 në një gazetë vendase.

Nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, Lene Espersen, vendi nordik hodhi poshtë pretendimet për të kërkuar falje për karikaturat që shkaktuan protesta të dhunshme në botën islamike, por shtoi se edhe liria e ka një kufi.

“Mund të konfirmoj se liria e shprehjes nuk është aq e gjërë sa të mos ketë kufizime”, deklaroi Esperesen.

Top Channel