Itali, nis marrja në pyetje e huliganëve

15/10/2010 12:30

Ka nisur mëngjesin e sotëm në burgun e Marasit, në Itali, marrja në pyetje e Ivan Bogdanovic dhe shtatë tifozëve serbë, të akuzuar për trazirat mbrëmjen e ndeshjes Itali-Serbi.

Avokatët mbrojtës të Bogdanov kanë kërkuar një marrëveshje për dy vjet burg dhe më pas dëbim, duke u bazuar në faktin se është një person i huaj.

Nga ana tjetër, prokurori i cështjes ka deklaruar se akuzat që mund të rëndojnë mbi të pandehurin variojnë nga shkaktimi i dëmeve dhe shkelja e normave të rendit publik deri tek rezistenca ndaj zyrtarëve publikë.

Bogdanov, i cili u etiketua nga mediat italiane me nofkën “bisha”, rrezikon nga një deri në katër vjet burg, dënim ky që mund të rritet në bazë të sjelljes.

Për shkak se dogji flamurin shqiptar në stadiumin e Xhenovës, autoritetet italiane e kanë transferuar atë në një qeli izolimi të sektorit femëror, nga frika se mos përplaset me të burgosur shqiptarë.

Top Channel