Itali, nën hetim Berlusconi dhe i biri

15/10/2010 14:35

Kryeministri italian Silvio Berlusconi, i biri Piersilvio dhe drejtues të tjerë të Mediaset janë nën hetim nga prokuroria e Romës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave ata dyshohen për evazion fiskal dhe shkelje, në kuadër të një hetimi mbi shit-blerjen e të drejtave televizive dhe kinematografike nga ana e rrjetit televiziv Mediaset.

Nga prokuroria e Romës, hetuesit Pier Filippo Laviani dhe Barbara Sargenti kanë saktësuar se për momentin nuk ka thirrje për paraqitje.

Nuk është hera e parë që kryeministri italian hetohet nga drejtësia. Vite më parë ndaj tij është mbajtur një proces për korrupsion, ndërkohë që është akuzuar edhe për lidhje me mafian.

Top Channel