Bërthamoret, Irani mirëpret propozimin e BE

15/10/2010 13:40

Teherani zyrtar ka deklaruar se, propozimi për rifillimin e negociatave me grupin “5+1” në gjysmën e nëntorit është një propozim i mirë.

Propozimi në fjalë, i cili iu referohet bisedimeve për programin bërthamor iranian, u bë nga shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Reagimi pozitiv nga Irani erdhi nga ministri i Punëve të Jashtme, Manouchehr Mottaki.

Fuqitë perëndimore plus Rusinë dhe Kinën synojnë të bindin Teheranin të heqë dorë nga programi i tij, ndonëse ky i fundit pretendon se ai ka vetëm qëllime paqësore.

Top Channel