Kili, operacioni i shpëtimit të minatorëve drejt fundit

14/10/2010 01:25

Operacioni i shpëtimit të 33 minatorëve të bllokuar në nëntokë për 69 ditë në San Hoze të Kilit, po shkon drejt përfundimit.

Nga nëntoka u nxorr edhe minatori i 32, dhe ka mbetur ende edhe një minator në thellësinë e mbi 600 metrave, kur kanë kaluar pak më shumë se 22 orë nga nisja e operacionit të shpëtimit.

Operacioni ka vijuar normalisht, ndërsa minatorët e sapo nxjerrë nga sipërfaqja, pasi janë takuar me të afërm e familjarë të tyre janë shoqëruar për në spital për t’iu nënshtruar vizitave të detajuara mjekësore.

Top Channel