Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Presidenti serb, Boris Tadiç ka patur një bisedë telefonike mbrëmjen e së mërkurës me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni ku i ka shprehur keqardhjen për ngjarjet e dhunshme të ndodhura në stadiumin e Xhenoas mbrëmjen e së martës.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e Berluskonit, Tadiç pas interesimtit mbi shëndetën e kryeministrit italian, që para pak kohësh iu nënshtrua një operacioni në dorën e majtë, u shpreh se dhuna e shfaqur në Xhenoa ishte vepër e guerilasve të grupeve ekstremiste.
Në fund të bisedës së tyre, të dy liderët kanë rënë dakort se ngjarje të tilla nuk mund të prishin marrëdhëniet miqësore mes Romës dhe Beogradit.
Top Channel