Ahmadinexhad viziton Libanin

14/10/2010 04:45

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad mbërriti në Liban për të zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në këtë shtet.

Ahmadinexhad u prit në aeroportin e Bejrutit nga anëtarë të qeverisë, parlamentit dhe përfaqësues të lartë të Hezbollah. Ai u takua me presidentin vendas Mishel Sulejmani në Pallatin Presidencial dhe planifikon të mbajë edhe disa takime me liderët e tjerë në vend, si dhe me ata të Hezbollahut.

Vizita e Ahmadinexhad në Liban, e planifikuar muaj më parë, cilësohet si provokim na Izraeli. Ndërkohë Departamenti i Shtetit në Uashington shprehu shqetësimet e tij ndaj presidentit libanez, Sulejmani në lidhje me vizitën e Ahmadinexhad.

Top Channel