Ahmadinejad: Izraeli do të zhduket

14/10/2010 18:35

“Bota duhet ta dijë se hebrejtë janë të destinuar të zhduken”. Kështu ka deklaruar presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, duke folur pak kilometra larg vijës së demarkacionit mes Libanit dhe Izraelit.

“Hebrejtë nuk kanë rrugë tjetër vecse të dorëzohen dhe të kthehen në vendet e origjinës”, ka pohuar Ahmadinejad.

“Kini besim, Palestina e pushtuar do të clirohet fale forces dhe besimit tek rezistenca”, ka shtuar ai.

Top Channel