“Zonja e hekurt” mbush 85 vjeç

14/10/2010 00:05

Ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatçer mbush sot 85 vjeç dhe për të festuar është planifikuar një ceremoni ditëlindjeje në Downing Street.

Organizimi i ceremonisë është marrë përsipër nga kryeministri britanik David Kamerun, që do të rezervojë edhe një pritje për nder të “Zonjës së hekurt”.

Pritet të marrin pjesë rreth 150 politikanë, ministra dhe ish-ministra në vite. Mes të ftuarve bien në sy emrat e kabineteve të Thatçer nga viti 1979 deri në 1990, vite kur ajo ishte në krye të ekzekutivit britanik.

Thatçer përveç meritës për ringritjen e ekonomisë britanike nëpërmjet reformave, u bë e famshme edhe për drejtimin dhe triumfin në luftën me Argjentinën në vitin 1982 në ishujt Falkland.

Top Channel