Trazirat, polemika në Itali

13/10/2010 15:30

Pas trazirave të mbrëmshme në stadiumin e Xhenovës tani erdhi koha e polemikave dhe e gjetjes së përgjegjësive.

Gjate një takimi mes shefit të policise dhe ministrit të Puneve te Brendshme, ky i fundit deklaron se nuk ka asnjë përgjegjësi nga ana e policisë italiane. Sipas Roberto Maronit, duke mos ndërhyrë ajo evitoi një tragjedi që mund të kishte qenë shumë e rëndë.

Kryetari i Senatit italian Renato Schifani ve ne dukje se ngjarjet e djeshme tregua fytyren me te keqe te Europes qe akoma eshte e pershkuar nga dhuna e atyre qe nuk pranojne qyteterimin, dinjitetin dhe respektin e njeriut. Nga ana e tij ambasadori serb ne Rome kerkoi falje per ç’ka ndodhi ne Xhenova dhe tha se eshte nje turp per vendin e tij qe nuk perfaqesohet nga ky grup keqberesish.

Por nga ana tjeter qofte kryebashkiaku i Xhenovës e qofte disa eksponente politike kerkojne te dine se pse nuk jane marre masat e nevojshme te sigurise dhe si ka mundesi qe tifoze te tille te dhunshem nuk jane sinjalizuar dhe bllokuar. Bile kerkohet deri doreheqja e ministrit te Brendshëm Maroni.  Edhe UEFA shtron te njejtat pyetje dhe ka mundesi qe te ndeshkohet edhe Federata Italiane e Futbollit.

Top Channel