Huliganizmi serb në Itali

13/10/2010 15:00

Nacionalizmi serb shfaqet ne toke asnjëanese, ne Itali, ne nje ndeshje futbolli, ku sporti duhet te promovojë vlerat me te mira te bashkejeteses. (UPDATE)

Por ky nuk është më sport edhe pse do të ishte mirë të flitej për eliminatoret e Euro 2012, por në të vërtetë, e marta e futbollit europian u shndërrua në një ‘arenë bishash në Itali’, ashtu si i quajnë mediat italiane huliganët serb të pranishëm në stadiumin e Xhenovas, ku do të zhvillohej ndeshja mes Italisë dhe Serbisë. Tifozët që në këtë rast ishin më shumë pjesë e paramilitareve, të cilët e shndërruan atmosferën e ndeshjes në një shfaqe kafshërore me burime ultranacionaliste ballkanike.

Vetëm 7 minuta zgjati takimi, kohe e mjaftueshme kur ‘bisha’, pseudonimi i kryetarit të këtij grupi tifozësh, nxorri flamurin shqiptar dhe i vuri zjarrin.

Përpjekja e lojtarëve serb për t’i qetësuar duke përdorur gjestet ultranacionaliste të përshëndetjes me tregishta, nuk ndikuan aspak. Ndeshja nuk duhej të zhvillohej, thjesht ata donin të jepnin këtë mesazh të barbaritetit të tyre. Brenda pak minutash stadiumi u boshatis, nderkohe qe policia italiane ka nderhyre fort per te zbutur tifozet e egersuar serbe.

Pas orës 2 të mëngjesit Ivan Bogdanov, ose Ivani i tmerrshem njeriu me të zeza, ai që dogji flamurin shqiptar eshte arrestuar nga policia, i gjetur i fshehur në bagazhet e autobusit. Ndaj pjesetarit te grupit të tifozëve të “Cervena Zvezdes se Beogradit”,  rëndojnë 4 padi penale.

Ndersa huliganet serbe, perfshire edhe Ivanin rrezikojne burgun, ne Itali e Serbi, ajo që rrezikon kombetarja e Serbise është më e pakta, humbja e ndeshjes në tavolinë 3-0.

Por investigimet nga UEFA kanë filluar për masa më të rrepta që mund të rrezikojnë deri në zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, jashtë Serbisë apo deri në ndëshkimin maksimal të përjashtimit nga aktivitetet sportive.

Vendimi për këtë përfaqësuese do të merret nga UEFA në mbledhjen e ardhshme më 28 tetor.

Top Channel