Afganistan, vriten 6 ushtarë të NATO-s

13/10/2010 18:10

Komanda e NATO-s në Afganistan ka njoftuar sot vrasjen në sulme të ndryshme të gjashtë ushtarëve të saj.

Sipas njoftimit, 4 ushtarë janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në jug, ndërsa dy të tjerët vec e vec në të njëjtën zonë.

Komanda nuk ka dhënë detaje mbi vendin e saktë ku ndodhën shpërthimet dhe nuk ka bërë të ditur as kombësinë e ushtarëve të vrarë.

Vetëm këtë muaj NATO ka humbur të paktën 30 trupa në Afganistan, gjë që ka detyruar komandantin David Petraeus të kërkojë transferimin e përgjegjësisë tek forcat afgane të sigurisë.

Top Channel