Ukrainë, 37 të vdekur në një aksident

12/10/2010 11:25

Të paktën 37 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e përplasjes së dhunshme të një autobuzi të vogël me një tren në lindje të Ukrainës.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur në rajonin e Dnipropetrovskit.

Autobuzi tentoi të kalonte postobllokun duke injoruar sirenën që paralajmëronte afrimin e trenit, deklarojnë burimet.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 në qytetin Ordzhonikidze, kanë saktësuar më tej burimet.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Poloni, në jug të Varshavës, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 18 persona.

Autoritetet lokale njoftojnë se shkak i aksidentit është bërë mjegulla, e cila ka cuar në përplasjen e një kamioni me një autobus të vogël.

Top Channel