“Marrëveshja mund t’i japë fund luftës dhe bllokadës amerikane”, Trump: Nëse nuk arrihet, bombardimet mbi Iran do jenë të nivelit më të lartë ndonjëherë
Trupa speciale ushtarake janë vendosur në rajonin gjysmëautonom të Somalisë, për të shpëtuar një ministër të rrëmbyer nga piratët.
Ministri i Porteve, Said Mohamed Rageh po mbahet peng në qytetin e vjetër të Jaribanit, që konsiderohet si një strofull e piratëve.
Autokolona që e shoqëronte u sulmua dy herë ditën e premte dhe ai u rrëmbye në tentativën e dytë.
Analistët thonë se incidenti është një tetntativë për të rrëzuar administratën Puntland, e cila ka zgjedhur të përdorë dorë të hekurt ndaj piraterisë.
Në tentativën e ditës së premte, nga shkëmbimi i zjarrit mes rojeve të sigurisë dhe piratëve mbetën të vrarë dy persona, një agjent dhe një pengmarrës.
Ndërkohë, negociatat për lirimin e ministrit Rageh po vazhdojnë me pleqtë e qytetit, të cilët mund të bindin pengmarrësit.
Top Channel