Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Alarmet false për bombë mobilizojnë sërish kryeqytetin francez, Paris. Ketë radhë alarmi është dhënë për vendosjen e një lënde plasëse në selinë e kompanisë që administron spitalet publike vendase në “Hotel Dieu”.
Pas marrjes së telefonatës anonime, pak pas orës 20:00 me orën lokale të ditës së hënë, autoritetet vendase rrethuan zonën dhe kryen evakuimin e banorëve pranë rreth saj. Pas verifikimit se alarmi ishte fals, rreth orës 22:00, policia hoqi barikadat dhe rihapi zonën duke tërhequr alarmin.
Ky ishte alarmi i katërt fals për bombë në Paris brenda pak javëve. Alarmi i parë u dha në Kullën Eifel, i dyti në metronë e Saint Lazaire dhe i treti në Elize.
Top Channel