Djali i madh i Kim Jong-il: Jo dinastisë

12/10/2010 12:50

Djali i madh i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-il thotë se është kundër trashëgimit të dinastisë, që sjell në pushtet vëllain e tij të vogël.

Kim Jong-un, djali i vogël, konsiderohet si lideri i ardhshëm i Penianit pasi është shfaqur përkrah të atit në disa ngjarje të profilit të lartë.

“Personalisht jam kundër trashëgimit të pushtetit tek brezi i tretë. Por mendoj se kanë ndikuar faktorë të brendshëm dhe nëse është kështu, atëherë duhet ta përkrahim”, ka deklaruar Kim Jong-nam për mediat japoneze.

Dikur mendohej se do të ishte ai pasardhësi i Kim Jong-il, por kjo mundësi ra pasi u kap në vitin 2001 teksa tentonte të hynte në Japoni me një pasaportë falso. Aktualisht 39 vjecari Kim Jong-nam jeton në Kinë.

Top Channel