Netanyahu: Gati të rinovojmë moratoriumin

11/10/2010 19:15

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur i gatshëm të rinovojë moratoriumin ndaj ndërtimeve, nëse palestinezët e njohin Izraelin si “një shtet hebre”.

Por një zëdhënës i Autoritetit Kombëtar Palestinez ka reaguar duke e hedhur poshtë kushtin e vendosur nga Izraeli.

Izraeli është ndodhur nën presion ndërkombëtar për të zgjatur ngrirjen e pjesshme të ndërtimeve në Bregun Perëndimor.

Bisedimet për paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve kanë qenë nën kërcënim të vazhdueshëm pikërisht për këtë cështje.

Autoritetet palestineze kanë deklaruar se do të tërhiqen nga negociatat nëse moratoriumi i ndërtimeve në Cisjordani, pa përfshirë Jeruzalemin Lindor, nuk zgjatet.

Top Channel