Phenian, Kim Jong Il në paradë me pasardhësin

10/10/2010 10:30

Lideri koreano-verior, Kim Jong Il dhe djali i tij i tretë, Kim Jong un kanë marrë pjesë në një paradë ushtarake.

Pasardhësi i familjes komuniste koreano-veriore prej pak javësh është bërë gjeneral dhe shumë shpejt pritet që të marrë drejtimin e shtetit pasi Kim Jong Il ka dhënë shenja se shëndeti i tij po përkeqësohet.

Parada është zhvilluar për 65 vjetorin e krijimit të Partisë së Punëtorëve. Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve, Kcna.

Top Channel