Kili, të mërkurën nis nxjerrja e minatorëve

10/10/2010 10:00

Të mërkurën do të nisë operacioni i shpëtimit të minatorëve kilianë të bllokuar në një minierë në veri të vendit që prej datës 5 gusht.

Pasi sonda arriti zonën ku janë bllokuar minatorët, tashmë ka nisur puna për të mundësuar daljen e tyre në sipërfaqen e tokës. Lajmin e bën të ditur ministri i Minierave, Laurence Golborne.

Sipas parashikimeve, të 33 minatorët mund të dalin në sipërfaqe ditën e premte. “Ata janë shumë të qetë pas hapjes së tunelit”, shton ministri.

Top Channel