Mjeku i infektuar me Hantavirus, ministrja spanjolle: Gjendja e tij është e përmirësuar, po evakuohet në Holandë
Qeveria izraelite miratoi një vendim sipas të cilit të gjithë personat që kërkojnë marrjen e nënshtetësisë izraelite duhet të betohen për besnikëri ndaj “shtetit demokratik hebre”.
Me vendimin e ri të gjithë aplikuesit e nënshtetësisë izraelite cilësohen si “hebrenj”. Megjithatë norma e paraqitur nga qeveria duhet të marrë edhe miratimin e Knesset, parlamentit izraelit.
Në rast kalimi edhe nga parlamenti, ligji do të prekë një numër të vogël jo hebrenjesh që kërkojnë nënshtetësinë izraelite.
Sipas korespondentëve ndërkombëtarë ligji do të prekë në radhë të prekë të gjithë palestinezët të martuar me shtetas izraelitë dhe që kërkojnë nënshtetësinë në bazë të bashkimit familjar.
Gjithësesi pr/ligji i hartuar nga qeveria, që ka edhe mbështetjen e ministrit të Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman kundërshtohet ashpër nga minoriteti arab në Izrael.
Top Channel