BE dhe KE: Të hiqet dënimi me vdekje
10/10/2010 18:05
Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës në ditën botërore kundër dënimit me vdekje apeluan për heqjen e tij në mbarë botën.
Me anë të një deklarate të përbashkët, BE dhe KE shprehin angazhimin e tyre për abrogimin e dënimit kapital në të gjithë botën si dhe nën vizojnë se në të gjitha vendet anëtare në këto 2 institucione ky dënim nuk aplikohet më.
Në të gjitha vendet e Europës, (përjashto Bjellorusinë, e cila nuk bën pjesë as në BE dhe as në KE), që nga viti 1997 nuk ka dënim me vdekje.
Top Channel