Afganistan, shpërthen bomba, 9 viktima
10/10/2010 21:30
Nëntë civilë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i një bombë në jug-lindje të Afganistanit.
Sipas një komunikate të shpërndarë nga ISAF, të gjitha viktimat kanë qënë në një automjet i cili ishte duke udhëtuar provincën e Paktias.
“Sipas të dhënave të para 3 fëmijë dhe 3 gra ndodhen mes viktimave të shpërthimit në rajonin e Zurmatit në provincën e Paktias”, shtohet më tej në deklaratën e ISAF-it.
Top Channel