Xhimi Karter në gjendje të mirë

29/09/2010 04:35

Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan, Xhimi Karter.

Karter u shtrua me urgjencë në spital pas dhimbjeve të forta që ndjeu në stomak gjatë një fluturimi për në Klivelend.

“Ndodhet duke pushuar dhe parashikojmë që brenda kësaj javë të rinisë turin për promovimin e librit të tij”, thuhet në deklaratën e familjarëve të ish-presidentit.

Xhimi Karter ishte presidenti i 39-të i SHBA-së në vitin 1976 dhe fitues i cmimit Nobel për Paqe në vitin 2002.

Top Channel