Terrorizmi, parandalohen sulmet në Europë

29/09/2010 01:10

Shërbimet britanike të inteligjencës në bashkëpunim me ato amerikane dhe europiane kanë zbuluar një plan për sulme terroriste në disa qytete angleze dhe europiane.

Sipas informacioneve të siguruara bëhet fjalë për disa sulme të njëkohëshme që do të ndërrmereshin në Londër, Paris dhe Berlin.

Organizatorët e këryre sulmeve, me qendër në Pakistan ishin në fazë të avancuar të planit.

Burime nga shërbimet sekrete i kanë pohuar Sky Neës se sulmet do të ishin të ngjashme me ato në Mumbai në vitin 2008, ku mbetën të vrarë 166 pervona.

Sulmi që po përgatitej të ndërrmerej në disa kryeqytete europiane u zbulua pas një bashkëpunimi të ndërsjelltë mes sherbimeve sekrete në Angli, Francë, Gjermani dhe Amerikë.

Marrja e këtij informcioni ka shtuar javët e fundit sulmet me raketa nga CIA në zonat rurale të Pakistanit, ku veprojnë grupe terroriste.

Në vitin 2005 nga sulmet terroriste në metrotë e Londrës humbën jetën 52 persona.

Zyrtarë të lartë të policisë britanike kanë paralajmëruar se rreziku sulmeve terroriste në Londër mbetet i lartë.

Top Channel