Spanjë, grevë e përgjithshme 24 orëshe

29/09/2010 10:40

Grevë e përgjithshme 24 orëshe në Spanjë për të protestuar kundër masave për ringritjen ekonomike të qeverisë së Zapateros.

Janë parashikuar vështirësi të shumta për trafikun në orët e kulmit të manifestimeve sindikaliste në të gjithë vendin.

Në Madrid, banorët kanë shkuar në këmbë në punë dhe kanë patur pritje të tejzgjatura në stacionet e autobusve të metropolitanës.

Mbeturinat nuk janë mbledhur ende, ndërsa rrugët janë mbushur me mijëra broshura sindikaliste që ftojnë punonjësit të qëndrojnë në shtëpi. Në grevë janë edhe mediat kryesore të vendit.

Top Channel