Shtraus Kahn: Ekonomia mbetet e brishtë

29/09/2010 00:35

“Rimëkëmbja ekonomike vazhdon, por gjithësesi mbetet e brishtë”. Këto janë fjalët e kreut të FMN-së, Domenik Shtraus Kahn.

“Ende nuk mund të thuhet se kriza ekonomike ka përfunduar, përderisa nuk ka hapje të reja të vendeve të punës. Ekonomia nuk po krijon vende të reja pune, pikërisht ky është rreziku më i madh”, tha Shtraus Kahn.

Deklarata e kreu të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka ardhur në një kohë kur ekonomitë kryesore globale raportojnë, ndonëse në shifra të vogla, rritje ekonomike.

Top Channel