SHBA: Zgjedhja e Kim Jong-un, reality show

29/09/2010 16:30

Djali i vogël i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-il është caktuar në dy poste kyce të partisë, lëvizje kjo që shihet si pjesë e kalimit gradual të pushtetit nga i ati.

Nuk ka munguar reagimi i Shteteve të Bashkuara, të cilat e kanë cilësuar këtë vendim të Penianit si një “reality show”.

“Besoj se ky është reality show i fundit që ka shpalosur Koreja e Veriut dhe ne po e ndjekim me shumë vëmendje”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, PJ Crowley.

Ndërsa presidenti kinez Hu Jintao i ka bërë urimet e tij zotit Kim për mbledhjen e suksesshme të partisë, por pa përmendur ngritjen në detyrë të Kim Jong-un.

Jintao tha se Kina do të mbështesë dhe përforcojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut në planin strategjik dhe në kuadër të perspektivave afatgjata.

Top Channel