SHBA, nxirren online regjistrimet audio të gjyqeve

29/09/2010 08:15

Nga tetori Gjykata e Lartë Amerikane do të nxjerrë në internet regjistrimet audio të seancave gjyqësore.

Organi maksimal jurdik amerikan ndalon telekamerat në të gjitha seancat gjyqësore, por tani e tutje kush është i interesuar mund të shkarkojë audion apo t’i dëgjojë nga faqja www.supremecourt.gov.

Deri tani marrja e regjistrimeve ishte e disponueshme vetëm për raste të rëndësishme dhe me kërkesë të grupeve mediatike.

Top Channel