SHBA-Kinë, rinis dialogu për cështje ushtarake

29/09/2010 21:25

Pentagoni ka njoftuar sot se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të rifillojnë dialogun mbi cështjet ushtarake.

Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin ndërprerë nga Pekini, pasi Uashingtoni kishte njoftuar në janar furnizimin me armë për Taivanin.

Dialogu ushtarak do të rifillojë me një takim në Hauai, i parashikuar për më 14 dhe 15 tetor mes ekspertëve ushtarakë të dy vendeve.

Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, ky takim do të pasohet nga konsultime në nivel edhe më të lartë.

Top Channel