Rusi, Medvedev kundër gjeneralit

29/09/2010 14:30

Për herë të parë presidenti Medvedev ka dalë kundër një gjenerali të Brigadës së Forcave të Armatosura ruse për deklarim të rremë të të ardhurave.

Këshilli për luftën kundër korrupsionit ka vendosur se deklarata e paraqitur nga gjenerali i Brigadës, Viktor Gaidukov, në kundërshtim me dekretin presidencial të 21/9/2009, përmbante informacione false.

Gjenerali është pushuar nga puna dhe larguar nga ushtria.

Top Channel