Romët, KE aksion ligjor ndaj Francës

29/09/2010 16:10

Komisioni Evropian do të ndërmarrë një procedurë ligjore ndaj Francës, për shkak të dëbimit të emigrantëve romë, që janë kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria.

Komisionerja për Drejtësinë, Viviane Reding ka deklaruar se Franca ka dështuar në respektimin e rregullave të BE mbi lirinë e lëvizjes.

“Franca nuk po e përforcon ligjin evropian për lëvizjen e lirë, kështu që ne po ndërmarrim një proces ligjor kundër saj”, ka deklaruar Reding.

Përjashtimi i mijëra romëve coi në një përplasje serioze mes Parisit dhe Brukselit. Kohët e fundit zonja Reding e krahasoi veprimin e Francës me ngjarjet e verifikuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Akuzat u kundërshtuan ashpër nga presidenti francez Nicolas Sarkozy, i cili iu drejtua Reding me këto fjalë: “Përse nuk i merrni romët në vendin tuaj?”.

Top Channel