Nafta, “BP”, njësi të posacme për sigurinë

29/09/2010 17:15

“BP” ka ngritur një njësi të re që do të merret me mbikëqyrjen e sigurisë në platformat e ndryshme të kompanisë, pas katastrofës së naftës në Gjirin e Meksikës.

Gjigandi i naftës thotë se njësia do të ketë kompetenca të forta, përfshirë autoritetin për të ndërhyrë në operacione që kanë të bëjnë me standartet e sigurisë.

Mark Bly, i cili udhëhoqi hetimin e brendshëm për derdhjen e naftës në brigjet amerikane, do të drejtojë njësinë e re.

“BP” shpreson se krijimi i njësisë së re, si dhe një sërë ndryshimesh organizative, do të ndihmojnë në rikthimin e besimit tek kompania.

Mark Bly do të raportojë direkt tek Bob Dudley, i cili merr detyrën e drejtorit ekzekutiv më 1 tetor. “Ka një nevojë urgjente për të rikthyer besimin tek “BP” në të gjithë botën”, ka deklaruar Dudley.

Top Channel