Meksikë, viktimat e para nga rrëshqitjet e dheut

29/09/2010 02:30

Autoritetet meksikane nxorrën trupat e parë të personave që humbën jetën nga rrëshqitjet e dherave në rajonin e Oaxacas në jug të vendit.

Trupat e 7 personave u rekuperuan nga grupet e shpëtimit që po veprojnë në zonë. Ndërkohë qindra persona rezultojnë të zhdukur. Dëshmitarë nga vendngjarja flasin për 400-500 persona ndërkohë që autoritetet lokale shkojnë edhe më tej teksa shprehen se numri i personave që mund të kenë humbur jetën nga katastrofa natyrore shkon deri në 1 mijë.

Vështirësi të madhe hasin edhe grupet e shpëtimit të cilat përballen me terrenin e vështirë dhe rrugët e bllokuara nga balta, që kanë paralizuar të gjithë zonën e që ngadalësojnë punën për dhënien e ndihmës së parë për personat e prekur nga tragjedia.

Top Channel