Majemi, rindërtohet gjyqi i Al Capone

29/09/2010 21:20

Një gjykatë në Majemi, për të festuar 100 vjetorin, ka rindërtuar një proces të famshëm që kishte si të pandehur Al Capone.

Gangsterri ishte transferuar në Florida në vitin 1928 dhe ishte arrestuar disa herë nga policia në tentative për ta detyruar që të shpërngulej diku tjetër.

Arrestimi hyri në histori falë fotos sinjalistike, në të cilën Capone sheh objektivin e aparatit duke qeshur dhe me një pamje sfiduese.

Gjatë procesit të famshëm, mafiozi më famëkeq i të gjitha kohërave në Cikago, akuzoi forcat e policisë për korrupsion.

Top Channel