Afganistan, 5 milionë fëmijë pa shkollë

29/09/2010 12:20

Të paktën 5 milionë fëmijë nuk mund të frekuentojnë shkollën në Afganistan për probleme me sigurinë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Wardak.

Sipas titullarit të arsimit publik, shumë shkolla janë mbyllur pasi gjenden në zona ku prezenca e talebanëve dhe trupave të forcave ndërkombëtare të ndihmës dhe sigurisë gjeneron tensione të rrezikshme.

“Në tërësi në Afganistan analfabetët janë të paktën dhjetë milionë”, është shprehur ai.

Top Channel