Vritet numri një i Al Kaedës në Afganistan

28/09/2010 17:00

Kreu i Al Kaedës në Afganistan dhe Pakistan është vrarë të shtunën nga një raketë e lëshuar nga ushtria amerikane në veriperëndim të Pakistanit.

Lajmin e kanë bërë të ditur sot disa përgjegjës të lartë të shërbimeve të sigurisë në Islamabad.

CIA ka shtuar në mënyrë të ndjeshme javët e fundit sulmet me anë të raketave në zonat malore të Pakistanit për të goditur vendstrehimet e përdorura nga talebanët.

Top Channel