Spanjë, mbreti Huan Carlos aderon në grevë

28/09/2010 14:55

Edhe mbreti i Spanjës do të ndalë nesër veprimtaritë e tij për shkak të grevës së përgjithshme që do të zhvillohet në mbarë vendin.

Nismëtarë të grevës kanë qenë dy sindikata të mëdha, UGT dhe CCOO, të cilat protestojnë kundër masave anti-krizë të qeverisë.

Mbreti Juan Carlos nga Borbone dhe i biri Felipe, princ i Asturias dhe trashëgimtar i fronit, kanë anuluar të gjitha angazhimet publike.

Në këtë mënyrë ata kanë dashur të shprehin mbështetjen dhe respektin ndaj së drejtës së punëtorëve spanjollë për të hyrë në grevë.

Nuk bëhet fjalë për një pjesëmarrje, por për një gjest neutraliteti. Atë e bir do të zhvillojnë vetëm punë zyre dhe nuk do të dalin nga pallati i tyre.

Top Channel