Spanjë, arrestohen 7 anëtarë të ETA-s

28/09/2010 11:25

Shtatë anëtarë të organizatës separatistë baske, Askapena, janë arrestuar në vendet baske në Spanjë.

Askapena konsiderohet si sektori që merret me propagandën jashtë vendit të ETA-s, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Pesë arrestime janë kryer në lokalitetet baske Barakaldo, Getkso, Irun dhe Vitoria, ndërsa dy të tjerat në Pamplona dhe Arruazu, në provincën Navarre.

Prej kohësh policia spanjolle ka nisur një sërë operacionesh ndaj strukturave të ETA-s, që nuk janë vetëm ushtarake por edhe politike.

Top Channel