Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital
Të paktën 13 persona janë mbytur dhe tetë të tjerë konsiderohen të humbur pasi një anije e marinës amerikane dështoi në operacionin e shpëtimit të një varke të prishur në Gjirin e Adenit.
Një zyrtar i forcave detare në Uashington tha se anija “USS Winston Churchill” u përpoq të riparonte motorët e varkës, por pa patur sukses.
Atëherë ajo e mori atë duke e tërhequr deri në brigjet somaleze, por përpjekjet u kthyen në tragjedi kur pasagjerët anuan në një anë të varkës për të marrë ushqime duke shkaktuar përmbysjen e saj.
Të gjithë pasagjerët, 85 vetë, ranë në ujë. Shumica e tyre shpëtoi, por të tjerë jo. Sipas autoriteteve të marinës, personat ishin 75 etiopianë dhe 10 somalezë, që po udhëtonin në mënyrë klandestine.
Top Channel