SHBA, ish presidenti Carter në spital

28/09/2010 21:35

Ish presidenti amerikan Carter është shtruar në spital pasi ka pasur dhimbje ndërsa ishte duke udhëtuar për në Cleveland.

Carter, bën të ditur një zëdhënës i aeroportit, ishte në bordin e një fluturimit të Delta-s kur ndodhi incidenti.

Një ambulancë e lajmëruar nga pilotët e avionit, ishte në pritje në aeroport për të transportuar pasagjerin e identifikuar më pas si ish presidenti Carter.

Top Channel