“Sakineh”, prokurori: Dënim me varje

28/09/2010 10:20

Prokurori i Përgjithshëm iranian Gholam-Hossein Mohseni-Ejei ka njoftuar dënimin me vdekje për  Sakineh Mohammadi Ashtani, gruan e akuzuar për tradhëti dhe për bashkëpunim për vrasjen e të shoqit.

Gruaja, sipas “Teheran Times” është dënuar me varje. «Cështja nuk duhet politizuar pasi kjo grua ka bashkëpunuar për të vrarë një njeri. Organet gjyqësore nuk duhet të influencohen nga fushata e propagandës e nisur nga vendet perëndimore”, tha prokurori.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ramin Mehman-Parast, bëri të ditur se procedurat ligjore nuk kanë përfunduar ende dhe se vendimi do të merret kur gjërat të vihen në vend.

Për Sakineh, ka patur një mobilizim në mbarë botën perëndimore, ku opinioni reagoi ndaj vendimit me vdekje për shkak të tradhëtisë ndaj burrit.

Fillimisht ajo u dënua me vrasje me gurë. Trupi i saj do të futej në dhe deri në qafë dhe më pas do të goditej deri në vdekje me gurë në kokë.

Top Channel