Rusi, vriten katër policë, një i plagosur

28/09/2010 20:55

Dy persona ende të paidentifikuar me fytyrën mbuluar kanë vrarë me armë zjarri katër policën një bar në Isberbash, në Daghestan.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një tjetër policë.

Mes viktimave ishte kreu i departamentit të luftës kundër ekstremizmit.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Itar-Tass, që i referohet Ministrisë së Brendshme.

Top Channel