Përmbytje në Meksikë, qindra të vdekur

28/09/2010 17:30

Të paktën 300 shtëpi janë mbuluar nga rrëshkitja e dheut në Meksikë, në perëndim të vendit, dhe dyshohet se qindra persona kanë mbetur të vrarë në gjumë.

Shkak kanë qenë shirat e fortë që kanë përfshirë zonat malore të shtetit të Oaxaca, duke goditur fshatin e Santa Maria Tlahuitoltepec.

Dhënia e ndihmës është bërë e vështirë për shkak të kohës së keqe.

Top Channel