Norvegji, zbulohen planet terroriste

28/09/2010 12:50

Tre persona të arrestuar në korrik në Norvegji dyshohet se po planifikonin të hakmerreshin për karikaturat me profetin Muhamed, të publikuara në një gazetë daneze.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime policore daneze, sipas të cilave tre të arrestuarit kishin si objektiv selinë e gazetës “Jyllands-Posten”, ose persona të lidhur drejtpërdrejt me karikaturat.

Sipas burimeve, një nga të dyshuarit, kurd nga Iraku, ka pranuar të rrëfehet para hetuesve.

12 vizatimet, të publikuara në vitin 2006, shkaktuan protesta të dhunshme në vendet islamike.

“Një nga të dyshuarit u mor në pyetje dhe nga ato që tha ne shkëputëm një pjesë që flet për plane atentatesh”, kanë deklaruar burimet.

Ndërsa dy personat e tjerë janë emigrantë nga Kina dhe Uzbekistani, rezidentë në Norvegji.

Top Channel