Nigeri, merren peng 15 fëmijë

28/09/2010 14:30

Persona të armatosur kanë rrëmbyer 15 fëmijë në një shkollë në jug të Nigerisë dhe kanë kërkuar një shpërblim prej 95 mijë eurosh.

Pengmarrja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm teksa fëmijët e kopshtit dhe të shkollës fillore po transportoheshin me autobus.

Ata ishin drejtuar për në Shkollën Ndërkombëtare Abayi, në shtetin e Abias, pranë zonës së naftës së Deltës së Nigerit.

Rrëmbyesit kanë kontaktuar me telefon drejtorin e shkollës private, duke kërkuar një shpërblim prej 20 milionë nara, sic njihet ndryshe valuta lokale.

Top Channel