Meksikë, përmbytja, ndoshta 1 mijë të vdekur

28/09/2010 18:00

Flitet për 1 mijë të vdekur pas rrëshkitjes së tokës që ka mbuluar disa banesa në fshatin Tlauitopetec, në Oaxaca të Meksikës.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i zonës.

“Shpresojmë të arrijmë në kohë në zonë për të shpëtuar familjet e mbuluara”, është shprehur guvernatori i shtetit meksikan, Ulises Ruiz.

Ai ka saktësuar se për shkak të shirave të këtyre ditëve, banesat janë shkëputur rreth 200 metra nga vendodhja fillestare.

Top Channel